![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/IMG-20231215-WA0023-1024x147.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuadra”, zbulohet një subjekt i përshtatur si call center, në të cilin, përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.
Vihen në pranga drejtuesi i skuadrës së operatorëve të këtij subjekti dhe menaxherja e përgjithshme.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231203_150207_0000-1024x256.png)
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, është finalizuar operacioni policor i koduar “Skuadra”.
Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231210_214632_0000-1024x256.png)
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i skuadrës së operatorëve të subjektit;
E. E., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e përgjithshme e subjektit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.