Prej miratimit të amnistisë, policia ka ndëshkuar rreth 2 mijë këmbësor dhe tërhequr rreth 200 patenta për 3 vite. Prej 1 jave ka nisur puna për rikthimin e patentave dhe automjeteve të bllokuara në kuadër të situatës së shtetrrethimit.
Pas aplikimit të amnistisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve që thyen kufizimet e shtetrrethimit, policia ka vijuar punën për evidentimin e shkelësve të rinj, në kuadër dhe të hyrjes në fuqi të kodit të ri penal. Për 10 ditë nga falja e gjobave, policia ka ndëshkuar rreth 2 mijë qytetarë që lëviznin pa autorizim dhe pa një arsye emergjente, si dhe 200 shoferëve u janë hequr patentat për 3 vite
Pavarësisht ndëshkimeve të cilat vijojnë për të pabindurit, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët vijojnë të thyejnë rregullat. Shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë numrin e pasagjerëve, apo vendosjen e tyre në sedijen mbrapa dhe në mënyrë diagonale.
Prej 1 javë ka nisur dhe rikthimi i patentave dhe automjeteve të cilat janë hequr dhe bllokuar nga policia gjatë shtetrrethimit. Janë më shumë se 500 patenta që janë rikthyer nga 1941 që janë në total. Policia bllokoi 1620 automjete, ndërsa deri më tani janë tërhequr nga pronarët 975 makina
Patrullat e policisë vendosën rreth 7100 gjoba për këmbësorët që qarkulluan jashtë orarit të lejuar, gjoba të cilat konsiderohen të falura, pasi qytetarët nuk i kanë paguar për shkak të kufizimeve
Qytetarët që duhet të tërheqin automjetet dhe patentat duhet të paraqiten pranë policisë rrugore për të plotësuar dokumentacionin përkatës