PENELATAT E ARKITEKTËVE/ Në Galerinë e Arteve u shfaqën vizatimet, skicat dhe pikturat e 5 arkitektëve…

Share your love

Shumë muze dhe galeri arti në botë kanë në fondin e tyre dhe organizojnë ekspozita me punime të arkitektëve. Një e tillë u soll edhe në Shkodër përmes Galerisë së Arteve.

Në ekspozitën “Penelata të arkitektëve” u prezantuan vizatimet, skicat dhe pikturat e pesë arkitektëve: Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Zef Çuni, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa.”Përmes punimeve të tyre, arkitektët shfaqin dhe prezantojnë idealin e tyre”, u shpreh Juka, drejtuesi i galerisë.

Kjo ekspozitë synon t’i përcjellë arkitektëve të rinj rëndësinë dhe kujdesin që duhet t’i japin vizatimit si një nga elementët e gjuhës shprehëse të arkitekturës.

Share your love