“Për një Shkodër të pastër”/ Kumbaro nga Velipoja: Do të gjobiten kryetarët e bashkive…

Share your love

Në destinacionet turistike të Shkodrës nisi sot aksioni i pastrimit për të mirëpritur pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Në këtë që nisi nga Velipoja për tu shtrirë në Zogaj, Shirokë dhe Muriqan u përfshinë Forcat të Armatosura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Prefektura dhe Bashkia Shkodër.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro paralajmëroi se ndaj kryetarëve të bashkive të cilët nuk menaxhojnë dot territorin e tyre do të aplikohen gjoba. Gjithashtu ministrja Kumbaro dha lajmin se në landfillin e Bushatit ka nisur proçesi për krijimin e një mjedisi të dedikuar për vend-depozitimin e mbetjeve inerte.

Çdo sezon turistik, Velipoja pret rreth 200 mijë pushues, por shqetësimet kryesore mbeten hapësirat publike, sistemi i plazheve dhe mbeturinat. Për këtë të fundit, duhet që edhe qytetarët, të tregohen më të kujdesshëm.

Share your love