Përballja e 7-të brenda këtij sezoni, Xhaferi: Synojmë finalen, nuk na tremb Egnatia…

Share your love

Do të jetë përballja e 7-të e këtij sezoni mes Egnatias dhe Vllaznisë. Shorti i “Final Four”, hedhur ditën e sotme, i ka vendosur sërish përballë rrogozhinasit dhe shkodranët. Dy skuadra që u ndeshën dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku u kualifikuan rrogozhinasit, si dhe 4 herë në po kaq faza të kampionatit.

Vërtet shumë, por ky fakt shqërben për dy trajnerët, Edlir Tetova dhe Thomas Brdaric, për ta njohur kundërshtarin e 19 majit sa më mirë. Për Presidentin e kuqebluve, Alban Xhaferi, skuadra e tij do të japë gjithçka për të shkuar në finale, sepse synon titullin kampion:

“Nuk do ta quaja kundërshtar të vështirë, sepse kemi ardhur me meritë deri këtu. Me Egnatian jemi përballur shpesh këtë sezon. Skuadra jonë është e përgatitur, do të japim maksimumin për finalen. E respektojmë kundërshtarin, sepse ka lojtarë shumë të mirë. Megjithatë, edhe Vllaznia i ka lojtarët e duhur për të synuar titullin.

Nuk kam pasur ndonjë preferencë në short, të katërta skuadrat janë të mira dhe e meritojnë ‘Final Four’. Trajneri aktual e ka mundësinë për të shkuar në finale. Iu bëj thirrje tifozëve shkodranë të vijnë e ta mbushin stadiumin. Do të kemi suport të madh nga Shkodra dhe nga tifozët në Tiranë në gjysmëfinalen ndaj Egnatias, jam i sigurt për këtë”.

Share your love