Përfituesit e “Bonusi i Rijetësimit”/ Nga Shkodra kanë rezultuar fituese 5 aplikime nga skema A dhe 1 nga skema B…

Për të dytin vit me radhë Ministria e Kulturës po aplikon Bonusin e Rijetësimit, një program që i vjen në ndihmë monumenteve dhe pasurive kulturore sa i përket mirëmbajtjes, rimëkëmbjes dhe rijetësimit të tyre.

Sa i përket Shkodrës kanë qenë 21 aplikime gjithsej përgjatë këtyre dy viteve ndërsa këtë vit 5 objekte janë shpallur fituese nga skema A për mirëmbajtje dhe konservim dhe 1 nga skema B që përfshin restaurimin dhe rijetësimin.Bonusi i Rijetësimit ka patur një impakt pozitiv në nxitjen e zhvillimit të zonës ku është implementuar, shprehet Besara Podgorica, drejtuesja e DRTK Shkodër.

Aktualisht në Shkodër 4 projekte mund të konsiderohen të përfunduara me sukses.Më tej Podgorica bën thirrje që DRTK Shkodra do të vazhdojë të asistojë çdo aplikant në plotësimin e saktë të dosjeve.Programi i Bonusit të Rijetësimit në vitin e dytë ka patur një fond 50% më të lartë se vitin e kaluar. Përfituese mund të jenë ato objekte që bëjnë pjesë në qendrat historike, ansamble dhe lagje brenda mureve të kalasë.