Përkujtohet lufta e Çanakalasë/ I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan…

Share your love

U përkujtua sot në Shkodër 109 vjetori i Luftës së Çanakalasë. Ambasadori I Turqisë në vendin tonë, Tajar Kagan, së bashku përfaqësues të prefekturës Shkdodër dhe Drejtorisë Arsimore  vendosën kurora me lule pranë memorialit të Hasan Riza Pashës.

Në  fjalën e tyre të pranishmit u ndalën tek  lufta e Çanakalasë dhe përkujtuan dëshmorët e rënë në këtë luftë.

Lufta e Çanakalasë, ishte njëra prej tragjedive më të mëdha njerëzore. Në këtë luftë  kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë, pothuajse nga të gjitha viset etnike.Në këtë betejë mbetën të vrarë rreth 25 mijë shqiptarë në shërbim të perandorive të tjera.

Share your love