Përkujtohet themeluesi i “Mjedologjisë”,në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta u zhvillua takimi “In Memoriam” për intelektualin shkodran…

Share your love

Mentor Quku ishte një personalitetet e spikatura të Shkodrës. Ai njihet për kontributin e tij të shquar në kulturën kombëtare shqiptare. Në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore u zhvillua takimi In Memoriam “Jeta, vepra dhe zgjedhjet e vështira të një intelektuali” për veprimtarinë studimore të Mentor Qukut.

“Ai ka punuar për brezat duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të rinjtë”, shprehet bija e tij, Valbona.

Prej një dekade i ndarë nga jeta, Mentor Quku do të shquhej në mënyrë të veçantë për studimet e thelluara dhe trajtimin e gjerë të veprave të Mjedës.

Gjatë takimit, studiues të ndryshëm evidentuan veprimtarinë e gjatë studimore dhe pedagogjike të Mentor Qukut,  por edhe aftësitë e tij drejtuese për disa kohë në Muzeun Historik të Shkodrës.

Share your love