Pistoleta që jepen me lejen e policisë, radio, fishekë e dokumenta të falsifikuara, çfarë u gjet në banesën e ekzekutorit të Gentian Bejtjas…

Ekzekutimi mafioz i ish policit Gentian Bejtja ka çuar në pranga 41-vjeçarin me tre mbiemra Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari, si autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka arritur të gjejë një armë zjarri, në të cilën kishte një mbishkrim me emrin “Valter” në të cilën kishte 8 fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me 29 fishekë.

Po ashtu janë gjetur pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.