Plagosje me armë në Berdicë…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. Gj., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.