Plani i qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët në Ruandë është i paligjshëm, ka vendosur Gjykata e Lartë…

Plani i qeverisë britanike për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm, është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, duke i dhënë fund mbi 18 muaj betejave ligjore në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar.

Lordi Reed e shpalli të paligjshëm skemën e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, përfshirë dhe shqiptarët.

Plani ishte njoftuar nga ish-kryeministri Boris Johnson në prill të vitit 2022.