Po prisnin për të marrë ndihmat humanitare, vriten 6 palestinezë në Gaza…

Sulmi izraelit vrau gjashtë palestinezë dhe plagosi dhjetëra të tjerë të enjten, ndërsa turma e banorëve të qytetit të Gazës prisnin kamionët që transportonin ndihma humanitare, thanë sot zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Palestinezët në qytetin e Gazës nxituan për të marrë ndihma humanitare dje vonë pasdite dhe u dyndën në rrethrrotullimin e Kuvajtit, i cili kalon midis zonës qendrore të Rripit të Gazës dhe qytetit të Gazës, kur forcat izraelite hapën zjarr, thanë banorët dhe zyrtarët shëndetësorë.

Konflikti në Gaza ka zhvendosur shumicën e popullsisë 2.3 milionëshe të enklavës dhe ka pasur skena kaotike dhe incidente të përgjakshme gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare ndërsa banorët e dëshpëruar dhe të uritur përpiqen të arrijnë ndihma.

Më 29 shkurt, autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan se ushtarët izraelitë vranë më shumë se 100 palestinezë që prisnin të merrnin ndihmë humanitare pranë qytetit të Gazës