“Po shkoj në Lezhë”, telefonata që vuri në pranga drejtorin e komanduar të burgut të Reçit…

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 25 prill.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve i vuri prangat drejtorit të komanduar Ervis Zika.

Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi ministria e Drejtësisë. Zika dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka futur sende të ndaluara në ambientet e burgut.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest me burg” dhe “pezullim të shërbimit të detyrës.”

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata bën me dije se Zika është arrestuar në Lezhë. Ai është telefonuar nga përfaqësues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ku Zika i ka komunikuar se po shkonte drejt Lezhës ku dhe është arrestuar.