Policia e rrugore e Shkodres arreston dy shoferë në gjendje të dehur…

Share your love

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit Z. V., 38 vjeç, banues në fshatin Kuç dhe E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. D., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera. Si pasojë është demtuar lehtë 67-vjeçari;

-I. Gj., banues në fshatin Bogiq, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. Rr., 58 vjeç, i cili si pasojë u dëmtua lehtë.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 biçikleta.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., banues në fshatin Naraç, pasi ka djegur disa shkurre në pronën e tij dhe nga përhapja e flakëve janë djegur dhe disa pemë frutore.

Më datë 08.06.2024, ka bërë kallëzim shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, se më datë 06.06.2024, rreth orës 04:00, 2 shtetas të paidentifikuar kanë tentuar të djegin restorantin në pronësi të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:05, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin gjerman A. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi gjerman A. T., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share your love