Policia e Shkodrës arreston 26 vjeçarin i cili po drejtonte makinen në gjende të dehur…

Share your love

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.

-Pasditen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhia”, janë vjedhur targat e automjetit në pronësi të një subjekti privat.

-Gjatë natës, në banesën e shtetasit B. Z., 55 vjeç, në fshatin Beltojë, janë vjedhur disa vegla pune, një pajisje elektroshtepiake dhe pije alkoolike.

Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre 2 rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love