Policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin, qëlloi më armë zjarri në ajër…

Share your love

Shkodër/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit K. Y., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love