Policia e Shkodres arreston 38 vjeçarin, po ngiste makinën në gjendje të dehur…

Share your love

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, i DVP Shkodër, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dëmtuar shtyllën e linjës elektrike të zonës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love