Policia e Shkodres arreston dy përsona për vepra të ndryshme penale…

Share your love

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka arrestuar shtetasin M. H., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 54-vjeçar.

•Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. Gj., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka dëmtuar një monument kulture.

•Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për ndalimin e automjetit që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love