Policia e Shkodres identifikon autorin e plagosjes së 24 vjeçarit, shpallet në kërkim 46 vjeçari…

Share your love

Shkodër/Informacion shtesë

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me shtetasin Jaser Osmani, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Share your love