Policia zbardh ngjarjen e Dukagjinit/ Drejtori i Policisë Hodaj: Atentati nga i afërmi, shkak zaptimi i pyjeve…

Shfrytëzimi i hapësirave pyjore për parcela drusore është bërë shkak për krimin e rëndë, në zonën e Dukagjinit në Shkodër ku u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Gjovalin Gurin, nip i viktimës.

Në analizën e ngjarjeve kriminale përgjatë 9 muajve në qarkun Shkodër, drejtori i Policisë Ervin Hodaj tha se ka ulje të krimeve kundër personit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Operacioni “Alpe të pastra“ ka çuar në asgjësimin e 196 742 bimë dhe fidanë kanabisi, duke i shkaktuar ekonomisë kriminale, një dëm prej miliona eurosh.