Prag muaji i madhërueshëm Ramazan/ Dhurohen pako për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër…

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit , Myftiu i Shkodrës , Imam, Muhamed Sytari , i shoqëruar dhe nga drejtuesit e fondacionit humanitar “Miresia”,  ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me anëtarët e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

Më pas u bë dhe  dhurimi  50 pakove   me ushqime dhe 50 batanijeve  për  të moshuarit e kësaj shtëpie.

Myftiu Sytari , duke falenderuar fondacionin për kujtesën dhe kujdesin  ndaj të moshuarve,  theksoi se ishte zgjedhja më e bukur për ta pritur Ramazanin me bekimin  e të moshuarve.

Nga ana e tij , drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve, Fatjon Hoxha, falenderoi për kujdesin e vazhdueshëm që tregohet ndaj të moshuarve.

Dita e parë e Ramazanit fillon me datë 11 mars. Gjatë periudhës  30 ditore do vijojë tradita e Myftinisë për shpërndarjen e pakove me ushqime dhe shtrimin e iftarëve për shtresat në nevojë.