Pragndeshja Teuta-Vllaznia/ Trajneri Osmani kërkon rikthimin e kuqebluve tek fitorja…

Teuta-Vllaznia është një nga sfidat e rëndësishme të javës së 32-të të Superiores, e cila luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Për të dy ekipet që luftojnë në kahe të ndryshme të talbeës së klasifikimit në objektiv është fitorja.

Por, natyrshëm që pas humbjes në shtëpi me Laçin, Vllaznia e ka detyrim tre pikëshin.Për ndeshjen ndaj durrsakëve, pritet të ketë ndryshime në formacion, ku rikthehet ngta dëmtimi Smajli dhe në dyshim është mungesa e sulmuesit Gruda.Ndeshja, Teuta-Vllaznia, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 18:00.