Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni takim me drejtorin e ri të Policisë…

Shkodër- Në një takim të frytshëm pune me Drejtorin Vendor të Policisë së Shkodrës, z. Ervin Hodaj, diskutuam mbi prioritetet dhe sfidat në zbatim të objektivave të Policisë së Shtetit.

Prioritare është rendi dhe siguria për qytetarët e Qarkut Shkoder, goditja e rasteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe parregullsitë që lidhen me sektorin e qarkullimit, kryesisht me rregullin dhe parkimet abuzive.

Falenderova z. Hodaj, duke e përgëzuar për detyrën e re dhe angazhimin e tij për t’i dhënë një impuls të ri objektivave të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve.

QarkuShkodër 🤝🤝duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional.