Premiera e “Alexander” në Shkodër/ Filmi i regjisorit shkodran Ardit Sadiku është kandidat për çmimet “Oscar”…

Historia e një mekaniku të flotës detare në kërkim të lirisë, i quajtur Aleksandër Gruda, i cili më 11 shtator 1990 rrëmben një anije luftarake në liqenin e Shkodrës dhe arratiset së bashku me disa të tjerë nga vendi në drejtim të ish-Jugosllavisë dhe gjithë peripecia e asaj ngjarje të vërtetë vjen e trajtuar përmes filmit dokumentar “Alexander” të regjisorit shkodran Ardit Sadiku. Premiera e tij në Shkodër u zhvillua mbrëmë në kinema “Millennium”.

Njëri nga protagonistët e asaj ngjarje në jetë dhe në film Paulin Gruda flet me emocion për atë që ngjau 33 vite më parë ku do të humbiste jetën mbesa e tij 4 vjeçe pas sulmeve të ushtrisë ndaj anijes.

Filmi “Alexander” është kandidatura e Shqipërisë për në edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar” për kategorinë “International Feature Film”.