Probleme me pajisjen elektronike, Celibashi urdhër: Vazhdoni me identifikimin manual…

Share your love

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur që në qendrat e votimit ku nuk punon pajisja elektronike, do të vijojë procesi me identifikimin manual, pra e thënë më qartë me “laps e letër”.

Ky urdhër i tij u është shpërndarë të gjitha KQV që kanë hasur vështirësi. Në një prononcim të shkurtër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ky është një problem që do të rregullohet shumë shpejt.

“Nuk di të them çfarë problem ka, USB-të janë bashkuar në mënyrë mekanike, dhe mund të ketë hasur probleme”, tha Celibashi.

Share your love