Problemet me energjinë/ Banorët e Dajçit kërkojnë investim në rrjetin elektrik…

Gjatë javës që po lëmë pas banorët e njësisë administrative Dajç kanë patur probleme me energjinë elektrike! Kanë mjaftuar reshjet e ditëve të fundit si dhe era gjatë natës për të sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit.

Janë banorët të cilët thonë se prej 1 jave shkëputjet e energjisë kanë qënë thuajse çdo natë duke lënë në errësirë zonën, por përveç kësaj ata tregojnë se kanë patur edhe dëme në pajisjet elektroshtëpiake si shkak i luhatjeve të tensionit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje në rrjetin elektrik nga ana e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Pasi siç thonë ata, paguajnë në mënyrë të rregullt faturat e energjisë, por në këmbim nuk marrin aspak shërbimin që duhet.