Projekti i KESH, impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet 13.8 MW…

Share your love

Shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, e zotëruar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës.

Impianti do të vendoset në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MW. Ky impiant nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

KESH aktualisht zotëron vetëm një impaint diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit.

Share your love