Promovohet libri “Konak”/ Botimi i Edison Çeraj është një antologji e gjerë esesh me tematika të larmishme…

Arti i mblodhi edhe njëherë tjetër miqtë dhe dashamirësit e tij në ambientet e Galerisë së Arteve të Shkodrës, por kësaj herë nuk ishte një ekspozitë por një takim letrar. Edison Çeraj, lindur dhe rritur në Shkodër ishte protagonisti kryesor, i ftuar si autor i librit me titullin “Konak”, një antologji e gjerë esesh që përfshin një gamë tematikash të larmishme.

Autori Çeraj thotë se ky është një libër që i dedikohet të gjithëve por në veçanti njerëzve të artit.
Promovimi i librit u shoqërua edhe me mendime rreth tij nga panelistët Fatmir Juka dhe Rubin Mandija. Autori Çeraj nga ana tij u shpreh se në Shkodër do të vazhdojë të sjellë projekte të tjera të lidhura me artin.