Provimi i matematikës/ Drejtorja e ZVA Kadija: 1618 maturantë, 178 mësues të angazhuar…

1618 maturantë në Shkodër ditën e sotme i janë nënshtruar provimit të tretë të maturës shtetërore atij të matematikës. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Brisela Kadija bën të ditur se janë angazhuar, 178 mësues për të menaxhuar procesin dhe 7 përgjegjës administrimi,që shoqërohen secili me nga një përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.
Më herët u zhvilluan për maturantët dy provime ai i Gjuhës së Huaj dhe i Gjuhë-Letërsisë.
Drejtorja e ZVA Brisela Kadija iu uron suksese maturantëve, në provimin e ardhshëm dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje.
Nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër janë 23 gjimnaze publike dhe jo publike. Provimi ka nisur sot në orën 10.00 dhe ka përfunduar në 12:30.