Punimet në rrugën Shëngjin-Velipojë/ Banorët: Do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës…

Share your love

Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të hapet së shpejti, do të japë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit në të dy plazhet më të mëdha të zonës së veriut. Punimet, që kanë nisur nga Shëngjini, kanë mbërritur deri në zonën Baks-Rrjoll.

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë thonë për RTSH se ndërtimi i rrugës do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës.

Ky aks rrugor mjaft i rëndësishëm do të shkurtojë distancën prej rreth 60 km në 15 km dhe kohën e udhetimit në 15 min. Ky investim po realizohet me financim të BERZH dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vlerën e 15 miliard lekëve dhe pritet të hapet brenda fundit të këtij viti.

Share your love