“Punoni sikur zgjedhjet të jenë më 15 mars”, zbulohen 5 porositë e Ramës në asamblenë e PS: Nuk duam anëtarë një përdorimsh…

Ka përfunduar mbledhja e asamblesë të PS dhe drejtuesit politik të qarqeve.

Rama citohet të këtë deklaruar se “secili nga ne në PS duhet të punojmë sikur zgjedhjet e përgjithshme do të ishin në 15 Mars”.

Kryesocialisti ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste sa janë aktiv e jo aktiv. Po ashtu e ka vënë theksin në nevojën e shtimit të anëtarësimeve të reja në çdo organizatë të PS.

Rama citohet të ketë deklaruar se ai vetë do të përfshihet në procesin e anëtarësimeve të reja, në zonën e tij elektorale ku është zgjedhur deputet. Çdo drejtues qarku ka raportuar me detaje për numrin e anëtarëve ekzistues, sa janë firot dhe lëvizjet e anëtarësisë.

Sikurse është raportuar rreth projeksioneve për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu sjell pesë konkluzionet e deklaruara nga Rama në formën e një kërkesë për pjesëmarrësit në mbledhje.

1.Regjistri partisë me update deri 15 Mars

2.Të mos kemi anëtarë një përdorimsh

3.Ti jepet fund dyerve të mbyllur të partisë për ti hapur rrugë anëtarësimeve të reja.

4.Krijim i grupeve aktive në Wats app për çdo organizatë partie në bazë.

5.Nevoja për kryetar të rinj partie në organizata.