Punonjësit e ish-Parkut marrin kontributet/ Kryebashkiaku Beci premton shlyerjen e detyrimeve të pa dhëna nga viti 2007…

30 punonjësit e ish- Parkut të Udhëtarëve shumë shpejt do të marrin pjesën e pa paguar të sigurimeve të cilëve nuk i është dhënë nga viti 2007

Kryetari i Bashkimit të Sindikave të Pavaruara të Shqipërisë, Gëzim Kalaja bëri të ditur se pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, i është premtuar se kjo shumë,  shumë shpejt do të paguhet

Problemet kanë nisur me kalimin nga Ministria e Transporteve tek Bashkia Shkodër e kësaj ndërmarrjeje.

Shuma e cila duhet  të paguhet për punonjësit e kësaj ndërmarrje është  3.3 milion lekë, që duhet të derdhen pranë degës së sigurimeve në Shkodër. Ndërsa ky borxh ndaj këtyre punonjësve është i mbartur prej adminstratave të cilat kanë funksionuar vite me parë në Bashkinë e Shkodrës.