Qendra historike e Shkodrës rrezikon shkatërrimin/ Reagon arkitekti Zef Çuni: Pronarët e objekteve të përballen me ligjin…

Dhjetëra ndërtesa në Gjuhadol dhe në pjesë të tjera historike të Shkodrës janë në rrezik shembjeje, ndërsa mosmarrëveshjet mes pushtetit vendor dhe pronarëve kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre. Problemi në fjalë është rikthyer në vëmendje nga ish-zëvëndësministri i Kulturës dhe arkitiketi i njohur Zef Çuni, i cili në një intervistë dhënë për RTSH flet për degradimin e një pjese historike të Shkodrës.

Sipas arkitektit Zef Çuni,  në këto kushte,  në bazë të ligjit , autoritetet duhet t’i kërkojnë pronarit të  rikonstruktojë objektin ose të përballet me dy alternativa ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që arkitekti Zef Çuni reagon për këtë çështje. Si ky objekt në Qendrën Historike ka mbi 10 objekte që rrezikojnë jetën e kalimtarëve dhe në të njëjtën kohë rrezikojnë, shkatërrimin përfundimtar të tyre duke i bërë një dëm të pakthyeshëm trashëgimisë kulturore.