Qyteti pa banjo publike/ Shkodranët: Janë të domosdoshme, mungojnë edhe në zonat turistike…

Share your love

Dikur në Shkodër numëroheshin disa banjo publike, ndërsa sot nuk ka asnjë të vetme. Ky shërbim është tepër i domosdoshëm për qytetarët, sidomos për moshën e tretë që nuk e ka mundësinë ekonomike të frekuentojë shpesh-herë lokalet.

Po të shohim më gjërë as në disa prej zonave turistike ku fluksi i turistëve është i lartë sidomos gjatë verës, ky shërbim mungon. Në zonën turistike të Shirokës prej vitesh mungesa e banjove publike vazhdon të mbetet një shqetësim për qytetarët. Pas rikonstruksionit të sheshit në Shirokë qytetarët thonë se banjot publike do të duhej të ishin të parat në projektin e realizuar.

Ndërkohë edhe Kalaja Rozafa e ka të njëjtin fat, një destinacion që tërheq një numër rekord turistësh për çdo vit dhe në ambjentet përreth saj nuk gjen asnjë një të vetme banjo publike.Duke qenë se Shkodra po kthehet në një destinacion përherë e më të frekuentuar për turistët ndërtimi dhe vënia në funksion e tyre shikohet si një domosdoshmëri. Mungesa e këtij shërbimi publik fatkeqësisht bën që qytetarë të papërgjegjshëm të kthejnë në banjo publike mjedise apo zona të ndryshme të qytetit.

Share your love