Raport mbi situatën e reshjeve në Bashkinë Shkodër dt. 01.01.2024…

RAPORT MBI SITUATËN E RESHJEVE NË BASHKINË SHKODËR, DT.1.01.2024

Data 1 Janar 2024, është shoqëruar me reshje të shumta mbi mesataren në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër. Reshjet kanë qënë me intensitet më të lartë kryesisht në orët e mesditës dhe mbrëmjes së datës 01.01.2024.

Si pasoje e reshjeve intensive, gjatë orëve të pasdites rreth orës 18:00 ka pasur prezencë uji në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Në këto kushte, punonjësit e ujësjellës kanalizime, së bashku me strukturat e bashkisë Shkodër për emergjencat civile dhe shërbimet publike kanë dalë në terren për të ndërhyrë në hapjen e pusetave dhe kunetave për qarkullimin e shpejtë të ujit. Situata e krijuar në orët e pasdites është normalizuar brënda një harku kohor prej 20 minutash.

Një tjetër moment me reshje intensive shiu është shoqëruar edhe në orët e mbrëmjes rreth orës 21:00, ku intensiteti i reshjeve mbi mesataren ka shkaktuar presence uji në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në disa lagje të qytetit pranë Arrës së Madhe, në Perash, pranë nënstacionit në Draçin, situatë e cila është normalizuar brënda 1 ore pas koordinimit të të gjithë shërbimeve të bashkisë Shkodër dhe emergjencave civile.

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur 4 banesa me prezencë uji, 2 në lagjen Kiras, 1 banesë pranë Teatrit Migjeni dhe 1 banesë në lagjen Draçin. Me të marrë informacion shërbimet e zjarrfikësve me pompat thithëse kanë shkuar pranë banorëve dhe është bërë tërheqja e plotë e ujit.

Gjatë monitorimeve që janë bërë në terren dhe komunikimit me të gjitha Njësitë Administrative, në zona të tjëra nuk ka pasur probleme përveç mungesës së furnzimit me energji elektrike në disa zona, ku energjia elektrike është rikthyer gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, edhe dita e sotme dt.2 Janar do të jetë e shoqëruar me reshje shiu të nivelit mesatar, e shoqëruar me erë dhe shtrëngata.

Bashkia Shkodër është në gadishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve për çdo situatë që mund të krijohet si pasojë e motit të keq me reshje.

Për çdo problematikë mund të telefonini pranë numrave të emergjencës : ☎️129, ☎️0676878691