Razmën e “zbukuron” edhe dora e njeriut/ Vitet e fundit janë shtuar investimet e rëndësishme në turizëm…

Share your love

Bukuritë natyrore, ajri i pastër dhe i freskët, cilësia e ushqimeve, kanë qenë përherë pikat më të forta të Razmës në Malësinë e Madhe. Prej vitesh, kjo zonë vijon të mbetet ndër më të preferuarat e turizmit malor në vend, për vendas e të huaj.

Ndërkohë, vitet e fundit, konstatohet edhe një rritje e investimeve serioze në turizëm, duke ndikuar edhe në shtimin e interesit për Razmën.

Me rritjen e temperaturave ,javët e fundit  janë të shumtë turistët shqiptarë e të huaj që zgjedhin Razmën për të kaluar fundjavën, apo edhe pushime më të gjata. Ecja apo qendrimi në natyrë, por jo vetëm, është ndër më të preferuarat e pushuesve.

Share your love