Reshje bore në Malësi të Madhe/ Shefi i Emergjencave: Asnjë aks i bllokuar, borëpastrueset në gatishmëri…

Share your love

Reshjet e borës të cilat kanë vazhduar edhe gjatë natës në zonat malore të Qarkut të Shkodrës nuk kanë krijuar problematika. Akset që bllokohen në Malësi të Madhe janë ai Bogë-Qafë Thore dhe Qafë e Berdelecit –Vermosh, por deri në këto momente ato janë të kalueshme.

Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave në Bashkinë e Malësisë së Madhe Enver Rexhvelaj thotë se këto akse po mbulohen me borëpastruese dhe fadroma që rrinë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.Shefi i emergjencave thotë se bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura në mjete dhe logjistikë, por fakti që rrugët mbulohen nga firmat e kontraktuara prej ARRSH bën që në këto akse situata të jetë nën kontroll të vazhdueshëm.

Autoriteti Rrugor Verior në Shkodër raporton se akset që ka nën juridiksion janë të kalueshme dhe se gjatë mbrëmjes është hedhur sasi kripe nga firmat mirëmbajtëse në akset që kanë paraqitur probleme.

Share your love