Restaurimi i urës së Mesit/ Arkitekti Zef Çuni: Punimet e kryera jo cilësore…

Share your love

Jo cilësore i ka quajtur punimet që po kryhen tek ura e “Mesit” arkitekti Zef Çuni. Çuni thotë se teknika e përdorur është e gabuar. Sipas ish zv Ministrit të kulturës gjatë këtyre punimeve kane munguar kontrollet e institucioneve që ka ndikuar edhe ne cilësinë e punimeve.

Punimet për restaurimin e urës së “Mesit” janë drejt përfundimit aktualisht po punohet për vendosjen e gurëve dekorativë në disa pjese të saj gjithashtu për pastrimin e zonës për rreth nga shkurret dhe bimësia.

Megjithëse po punohet cdo ditë në këtë monument vërehen turistë të shumtë kryesisht të huaj që vizitojnë urën e Mesit.

Share your love