Rikthehet Izmir Smajlaj/ Kampioni i Evropës në garë me kohën për Olimpiadën 2024…

Share your love

 “Ka qenë një vit shumë i vështirë ai i shkuari dhe ky, ku më në fund ja dola të rikuperohem dhe të rikthehem në stërvitje”, tha Izmir Smajlaj.

Po cilat do të jetë aktivitetet që e presin atletin I cili si fillim duhet të grumbullojë pikët për t’u kualifikuar e më pas marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit.

“Vitin e ardhshëm do të jenë garat që nga fundi i janarit, por më kryesori është Evropiani dhe patjetër Olimpiada që janë synimi im kryesorë”, tha Smajlaj.

Prej shumë vitesh, Smajlaj u stërvit në kryeqytet nga ish-presidenti I Federatës së Atletikës Gjergj Ruli I shpallur fajtor për çështjen teknike të akuzuar nga federate ndërkombëtare dhe si rrjedhojë pezullimi ka prekur edhe angazhimin e tij me sportistin, për këtë arsye aktualisht Izmiri stërvitet vetëm ose me presidentin aktual të FSHA-së, Taulant Stërmasi.

“Aktualisht stërvite nga presidenti i federatës taulant Stërmasi, në pritje të pafajësisë së trajnerit tim Gjergj Ruli i cili shumë shpejtë do të rikthehet”, tha ai.

Share your love