Rikualifikimi i bllokut të pallateve/ Bashkia Shkodër nis zbatimin e projektit në rrugën “Isuf Sokoli”…

Bashkia Shkodër ka nisur zbatimin e projektit për rikualifikimin e bllokut të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”. Fillmisht ka nisur ndërhyrja për shembjen e objekteve të cilat bien ndesh me projektin e miratuar nga bashkia e Shkodrës.

Drejtori i Inspektoriatit të Mbrotjes së Territorit në bashkinë Shkodër në një intervistë për mediat ka dhënë detaje rreth kësaj ndërhyrje, ku parashikohen shëmbjet në 16 gjurmë të zënies së hapësirës publike në këtë zonë.

Një pjesë e mirë e banorëve, të njohur prej muajsh me projektin gjatë takimit edhe me kryebashkiakun Benet Beci kanë bërë lirimin vullnetarisht të hapësirave publike, ç’ka i hap rrugë nisjes së këtij investimi që përfshin rikonstruksionin e fasadave të pallateve, sheshin në këtë bllok banimi të pajisur me ndriçim, investim ky i cili do ti ofrojë një pamje krejt tjetër kësaj zone. Investimi është parashikuar të përfundojë në një afat kohor prej 6 muajsh.