Rindërtohen vetëm 100 m rrugë/ Banorët në Kiras kërkojnë që investimi të përfundojë tërësisht…

Share your love

Kjo është rruga “Selim Gjyrezi” në lagjen “KIRAS ” në qytetin e Shkodrës.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë pak kohë më parë duke rikonstruktuar rreth 100 metër të kësaj rruge ndërsa pjesa tjetër është e amortiziuar plotësisht. Banorët thonë se nuk e dinë arsyen se punimet janë ndërprerë ndërsa pjesa me e madhe e kësaj rruge vijon të jetë me gropa.

Banorët theksojnë se ka shumë vite që si kërkesë kryesore ndaj Bashkisë Shkodër kanë bërë pikërisht ndërtimin e kësaj rruge, por ndonëse premtimet nuk kanë munguar, deri sot asnjë ndërhyrje konkrete nuk ka pasur.

Share your love