Rreth 21.000 fëmijë janë zhdukur në Gaza për shkak të luftës, sipas “Save the Children”…

Share your love

Gati 21.000 fëmijë janë zhdukur në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas “Save the Children”. Organizata joqeveritare tha në një deklaratë se të paktën 4000 fëmijë ka të ngjarë të jenë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë luftimeve, e ndërsa të paktën, 17.000 besohet se janë ndarë nga familjet e tyre.

Organizata shton se ofensiva aktuale e Izraelit në Rafah ka ndarë me forcë më shumë fëmijë dhe ka rritur më tej presionin mbi familjet dhe komunitetet që kujdeseshin për ta.

“Çdo ditë ne gjejmë më shumë fëmijë të pashoqëruar dhe çdo ditë është më e vështirë t’i mbështesim ata. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, tha një specialist i mbrojtjes së fëmijëve të “Save the Children” në Gaza.

Share your love