Rritet në 25.490 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite…

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite është rritur në 25.490, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 63.354.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftohet se në 24 orët e fundit në sulmet e Izraelit u vranë 195 palestinezë dhe u plagosën 354 të tjerë.

Ndër të tjera, thuhet se shumë persona ndodhen ende nën rrënojat e shkaktuara si pasojë e sulmeve, ndërkohë që ekipet e mbrojtjes civile dhe ato mjekësore të urgjencës kanë vështirësi të mbërrijnë tek këto persona.

Gjithashtu në njoftim theksohet se është rritur në 25.490 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 63.354 numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka filluar që nga 7 tetori ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.