Rritet në 26.257 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza, 174 të vrarë në 24 orët e fundit…

Të paktën 174 palestinezë janë vrarë dhe 310 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.

“Okupacioni izraelit kreu 18 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 174 dëshmorë dhe 310 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.”Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë.

Me viktimat e fundit palestineze, numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 26.257, kurse 64.797 të tjerë janë plagosur, tha ministria.Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një operacion i befasishëm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Lufta izraelite ka zhvendosur brenda 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa më shumë se gjysma e infrastrukturës së enklavës, sipas OKB-së, është dëmtuar ose shkatërruar.