Rritje e “fortë” pagash për punonjësit e policisë – Balla: Do të realizojmë pritshmëritë e tyre, pasi përballen me sfida të mëdha…

Nga 1 Korriku 2024, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se rritja për këtë kategori do të jetë e fortë dhe synohet të përmbushen pritshmëritë e tyre.

Pagat, synojmë që në 1 korrik të realizojmë një pritshmëri shumë vjeçare të punonjësve të policisë, një rritje të fortë pagash që vjen për shkak të miëmnenaxhimit financiar. Në buxhetin e 2024 është një fond prej 400 milionë dollarë për pagat në tërësi dhe unë mendoj se policia e shtetit meriton këtë vlerësim duke nisur dhe nga sfidat që ka policia e shtetit, siç është menaxhimi i sezonit turistik.

Ndërsa komunikoi vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, Balla theksoi se është miratuar strategjia kombëtare për migracionin për vitet 2024-2030, e cila do të ketë në fokus ndër të tjera ofrimin e mundësive për punësim dhe riintegrim në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë.

“Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore,  së pari ka të bëjë me parandalimin e emigracionit të paligjshëm  të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azil kërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare të emigrantëve. Synimi ynë është të rrisim ofertën për emigrantët për tu rikthyer në Shqipëri dhe për këtë na duhet ky dokument i rëndësishëm që mbart të gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë dhe tjetra lidhet me menaxhimin flukseve migratore të emigrantëve që vijnë nga vendet e tjera që e përdorin Shqipërinë si një vend tranziti.

Ministri Balla iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me ligjin për pasaportat dhe dokumentet biometrike, ku theksoi se në kuadrin e zhvillimit të vrullshëm teknologjik, synimi është që të gjithë dokumentet të jenë dixhitale, dhe që të mund të mbahen dhe përdoren nga celularët./SCAN/