Sëmundjet kardiovaskulare/ Mjeku kardiolog: Rritja e temperaturave ka sjellë shtim të rasteve…

Share your love

Ky është një rast urgjent, ku pacienti ka mbërritur paraditen e së martes në spitalin e Shkodrës, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ndërhyrja për kryerjen e koronarografisë, ose ndryshe vendosja e unazave në zemër,  po kryhet në sallën e hemodinamikës nga mjekët e spitalit të Shkodrës.

Mjeku kardiolog ,Edi Smajlaj, tregon se ditët e fundit për shkak edhe të rritjes së temperaturave ka patur një shtim të pacientëve me semundje kardiovaskulare.

Të sëmurët kardiak duhet që të ndjekin edhe disa këshilla të mjekëve.

Sipas bluzave të bardha edhe në muajin Gusht pritet që të ketë një shtim të pacientëve me probleme kardiake.

Share your love