Shehu: Ku gabojnë Rama dhe Kurti…

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u diskutua mbi marrëdhënien mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Analisti Redi Shehu tregoi sipas ti ku gabon njëri dhe ku gabon tjetri.

“Në këtë formë edhe Rama ndodhet në pozicion sa ndryshe mes ndërkombëtarëve, të cilët në fakt për hir të politikës së brendshme i duhen një çikë. Se Ramës i duhet ta ketë një çikë mirë me ndërkombëtarët për këtë politikën e brendshme këtu që të jetë kryeministri 2030-s, kështu që një çikë i intereson të jetë mirë me ndërkombëtarët. Nga krahu tjetër do duhet ta zgjidhë me ndërkombëtarët. Kështu që për mua Rama e ka gabim në momentin që nuk ndërton një ekuilibër midis Kurtit dhe ndërkombëtarëve, ndërsa Kurti e ka gabim kur fillon çështjen e inateve personale e kthen në inate politike, të marrëdhënieve midis dy kombeve”, tha Shehu.

Sipas Shehut, të gjithë kryeministrat shqiptarë kanë bërë një gabim me kryeministrat e Kosovës dhe përfaqësuesit e shqiptarisë.

“Ky është gabim jo vetëm i Ramës, por i çdo kryeministri shqiptar në marrëdhëniet me Kosovën dhe pjesën tjetër të shqiptarisë. Në përgjithësi e kanë projektuar veten superiorët, paternalistët… në fakt e gëzon Shqipëria një farë atributi si qendra e mëmëdheut, si vendi më stabël etj., etj., por këta e tepruan një çikë me këtë…

Ky është gabimi i Ramës dhe i gjithë kryeministrave të mëparshëm që i konsideronin kryeministrat e Kosovës dhe përfaqësuesit e shqiptarisë, si me thënë, vëllezër të cilët janë të dënuar të dëgjojnë këta”, tha Shehu./tvklan.al