Sherri mes adoleshentëve 3 ditë më parë në Shkodër, policia arreston autorin e plagosjes së 16 vjeçarit…

Share your love

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Xh. P., 17 vjeç, pasi më datë 18.09.2023, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin K. L., 16 vjeç. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love