Shkoder/ 128 infermierë të rinj do të diplomohen, Pjetri: Vitin e shkuar u punësuan 80 infermierë…

128 infermierë të rinj pritet të diplomohen këtë vit akademik në degën Infermieri e përgjithshme, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Shefi i departamentit, Emiljano Pjetri, tregon se mes tyre jane 25 studentë ekselentë.

Pjetri tregon se vitin e shkuar u punësuan 80 infermierë, kjo në bazë edhe të portalit “Infermier për Shqipërinë”.

Dega Infermieri e përgjithshme prej vitesh është dega më e kërkuar në Universitetin e Shkodrës, ku kuotat plotësohen që në raundin e parë.