Shkodër, 712 nxënës më pak në shkolla…

Këtë vit shkollor në Shkodër do të ketë 712 nxënës më pak. Një gjë të tillë e bëri të ditur drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia në prag të nisjes së vitit të ri shkollor e cila thotë se rënia e numrit nuk vjen vetëm nga emigrimi por edhe lindjet më të pakta.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk rrezikon asnjë shkollë të mbyllet thotë Kadia. I vetmi problem është një shkollë në Mali Kolaj në Velipojë e cila mund të zhvendoset diku tjetër për shkak se tokës ku ndodhet godina i ka dalë pronari.

Drejtorja Kadia shprehet se vitin që vjen shkollat në Shkodër kanë nevojë për ndërhyrje pasi infrastruktura në disa prej tyre nuk është aspak e mirë.

Në Shkodër mësimi do të nis në 96 shkolla dhe në total në 9-vjeçaret dhe të mesmet janë 15.794 nxënës nga 16.506 që nisën shkollën vitin e kaluar.